Ora News - Klos, fëmijët e fshatit Plan i Bardhë shkojnë në shkollë me mjetet e kromit

Ora News - Klos, fëmijët e fshatit Plan i Bardhë shkojnë në shkollë me mjetet e kromit

#rtvora #oranewsbr br Tete fëmijë nga fshati Plan i Bardhë në Klos përjetojnë çdo ditë skenat e personazheve të vegjël të filmit "Flutura në kabinën time" në rrugën e arsimit . Për shkak se bashkia ka dështuar tu sigurojë mjet transporti, ata i dërgojnë në shkollë rreth 7 kilometra larg, por në kthim detyrohen të ecin rreth dy orë në këmbë.br br Çdo mëngjes, këta tetë fëmijë të lagjes ?Kodra e Kukës? në fshatin Plan i Bardhë shkojnë në shkollën e Klos Katundit si personazhet e vegjël të filmit ?Flutura në Kabinën time?br br Janë transportuesit e kromit nga Bulqiza në Durrës, ata që i marrin fëmijët buzë rrugës dhe u kursejnë disa kilometra ecje në këmbë në mes të të ftohtit.br br "Këta janë ditë për ditë në këtë rrugë, është minus temperaturat janë të ulëta"br br Por pas mësimit fëmijët nuk e kanë të njëjtin fat. Atyre u duhet të udhëtojnë për gati dy orë në këmbë për tu kthyer në shtëpi.br br "Dy orë në këmbë, temperaturat dhe koha është e ftohtë. Makinat nuk na marrin"br br Strukturat lokale prej vitesh kanë dështuar tu sigurojnë transport edhe pse e kanë detyrim.br br Por përfaqësuesit e opozitës kërkojnë që ata të mos fshihen vetem pas njohjes së problematikës, por ti japin zgjidhje.br br "I bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama që të marrë masa për transportimin e këtyre nxënësve", tha Xhemal Gjunkshi Ish Deputet i PDbr br Burime pranë zyrës vendore të Arsimit në Bashkinë Klos, nga ana tjetër thonë se askush nuk i është përgjigjur tenderit për të marrë përsipër transportin e nxënësve, për shkak të numrit të paktë që sipas shofereve nuk justifikon koston.br br Në këto kushte, këta tete fëmijë mbeten flutura në kabina kamionësh në rrugën e dijes.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2020-01-23

Duration: 01:25

Your Page Title