Klosi: Synojme tregjet boterore te turizmit

Klosi: Synojme tregjet boterore te turizmit

Bashkëpunimi i sektorit privat me sektorin publik për të strehuar menjëherë të dëmtuarit nga tërmeti, ka shërbyer si një shembull i mirë me të cilin Shqipëria ka prezantuar potencialin e sektorit të turizmit në Panairin e Turizmit në Madrid.br br ?Tashmë që kemi ecur goxha përpara në investime në fushën e turizmit, të jetë një destinacion shumë i qëndrueshëm dhe shumë më tepër i vizituar nga turistët spanjoll dhe nëpërmjet Spanjës, që ka një treg shumë të gjerë botëror që janë turizmet e thirrjeve të largëta apo dhe të vendeve që janë shumë më larg se sa vetëm zona e Europës?, deklaroi ministri Blendi Klosi.br br Edhe Drejtoresha Rajonale për Europën e Organizatës Botërore të Turizmit, Alessandra Priante, theksin e vuri pikërisht tek përballimi i situatës së tërmetit.br br ?Unë jam italiane dhe siç mund ta dini dhe ne në Itali vuam pasojat e një tërmeti dhe të shikosh Shqipërinë që e mori veten kaq shpejt dhe kaq të bashkuar, që në natën e tërmetit, më emocionoi dhe ndonjëherë uroj vërtet, që dhe ne të jemi pak shqiptarë?, shprehet drejtoresha Rajonale për Europën, Alessandra Priantebr br Priante siguroi që do ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimin e sektorit turistik.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-01-23

Duration: 01:09

Your Page Title