Durrës/ Vazhdojnë vjedhjet në godinat e dëmtuara nga tërmeti

Durrës/ Vazhdojnë vjedhjet në godinat e dëmtuara nga tërmeti

Vjedhjet e banesave në godinat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor, vazhdojnë të jenë prezente në Durrës.br br Rasti më i fundit është shënuar në lagjen 18 të këtij qytetit, në pallatin fqinj me godinën e banimit ku si rezultat i shembjes gjatë tërmetit të 26 nëntorit humbën jetën 7 persona, anëtarë të familjeve Reçi dhe Karanxha. Hajdutët kanë hyrë në një nga apartamentet duke thyer derën e blinduar dhe marrë prej saj shumë nga orenditë.br br Më herët, edhe banorët e kompleksit Jedas, denoncuan se apartamentet e tyre ishin vjedhur nga hajdutë, duke shfrytëzuar situatën që rreth 280 familje ishin larguar nga banesat e tyre duke lënë në to sende dhe orendi shtëpiake me vlerë.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-01-26

Duration: 00:25

Your Page Title