Ora News - Bypass-i i Fierit, banorët: Automjetet qarkullojnë me shpejtësi, janë bërë aksidente

Ora News - Bypass-i i Fierit, banorët: Automjetet qarkullojnë me shpejtësi, janë bërë aksidente

#rtvora #oranewsbr br Banorët e fshatrave përgjatë Bypass-it të Fierit ankohen për mbikalimet të cilat nuk kanë përfunduar ende. Ata detyrohen ta përshkojnë çdo ditë këtë rrugë duke rrezikuar jetën.br br Hapja e një korsie të vetme pa përfunduar i gjithë projekti ka sjellë shumë problematika dhe aksidente në bypass-in e Fierit.br br Në mungesë të mbikalimeve të cilat nuk kanë përfunduar ende, banorët e fshatrave përgjatë Bypassit detyrohen të kalojnë mes për mes rrugën duke rrezikuar edhe jetën.br br "Janë bërë 7-8 aksidente"br br Këtë rrugë e përshkojnë çdo ditë, pasi është e vetmja që lidh shtëpitë me tokat e tyre bujqësore.br br Ata janë dëshmitarë të shumë aksidenteve me pasojë jetën ndërsa thonë se u duhet të tregohen shumë të kujdesshëm pasi automjetet qarkullojnë me shpejtësi të lartë.br br "Jemi vetë të kujdesshëm"br br Rruga e papërfunduar dhe në disa segmente pa sinjalistikë përbën problem edhe për drejtuesit e mjeteve.br br "Është shumë problem, sidomos për moshat e vjetra"br br Përgjatë të gjithë Bypassit janë 7 rrugë provizore të cilat bëjnë lidhjen e Bypassit me fshatrat që ndodhet përgjatë tij. Me një gjatësi prej 22 km, rruga ka ulur ndjeshëm qarkullimin e automjeteve drejt jugut të vendit por hapja e saj ende pa përfunduar punimet ka shkaktuar shumë aksidente.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-26

Duration: 01:42

Your Page Title