Ora News - Balliu: Rama mbron kryebashkiakët e lidhur me krimin

Ora News - Balliu: Rama mbron kryebashkiakët e lidhur me krimin

#rtvora #oranewsbr br Partia Demokratike akuzon kryeministri Edi Rama se mbron kryebashkiakët, që sipas saj janë ilegjitimë dhe me të kaluar kriminale apo në lidhje me krimin.br br Në një dalje për mediat nga selia e PD, ish-deputeti Klevis Balliu tha se asnjë prej këtyre kryebashkiakëve nuk është shkarkuar deri më sot nga Edi Rama, duke ndarë me ta moralin e trafikantit, vrasësit, hajdutit dhe narkomanit.br br Klevis Balliu: Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi politike për Valdrin Pjetrin e Shkodrës apo Agim Kajmakun e Vorës, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në krye të detyrës hajdutë si Mark Babani i Vaut të Dejës, i dënuari në Greqi Qerim Ismailaj. Pengje të krimit dhe korrupsionit, si Fatos Tushe i Lushnjës apo narkomanë si Lefter Alla i Bulqizës. br br Të gjithë këta duhet të jenë para drejtësisë, por janë akoma në zyrat e shtetit me vullnetin ë Edi Ramës, sepse Edi Rama ka zgjedhur t?i mbrojë dhe jo t?i shkarkojë.br br Arsyeja është e qartë për të gjithë.br br Edi Rama ka zgjedhur t?i mbrojë këta banditë, kriminelë të emëruar në bashkitë e vendit, pasi vetëm me këta mund të qeverisë në Parlament dhe në bashki.br br Në këtë Vendim strategjik për të bashkëqeverisur me krimin, Edi Rama ndihmohet nga drejtësia e kapur nga vëllezërit, motrat, kunetërit e ministrave dhe deputetëve të pushtetit të inkriminuar dhe korruptuar.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-01-26

Duration: 00:56

Your Page Title