Flet studentja nga Wuhan, epiqendra e virusit: Iu nënshtrova analizave dhe jam mirë

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-01-27

2 Views

04:54

Top channel është përpjekur gjatë këtyre ditëve të jetë pranë shqiptarëve që ndodhen në Kinë e sidomos në vatrën e koronavirusit të tipit të ri në Whuan.

Gjatë edicionit informativ në Top Channel u komunikua me një prej studenteve shqiptare Silva Doci, e cila ndodhet ende në provincën kineze të izoluar.

?Unë kam 12 vjet që jam këtej, jam studente në doktoraturë, nuk jam larguar nga këtu sepse kam shkollën. Në fillim kisha pak kollë, por tani jam mirë kam bërë gjithë analizat dhe jam shumë mirë, ishte thjesht grip sezonal, megjithatë nesër do të bëj dhe një test të fundit për të vërtetuar nëse jam apo jo mbartëse e virusit.

I kam ndjekur lajmet dhe sidomos familjarët janë shqetësuar, pasi unë jam e vetmja në Wahan dhe kjo gjë i stresoi shumë familjarët e mi.
Tashmë këtu rutina ka ndryshuar, pasi shumica e gjërave janë mbyllur për të krijuar sa më pak mundësi të grumbullimit të njerëzve.

Unë jetoj në Universitet brenda dhe këtu janë gjithë kushtet e nevojshme. Për mua dhe shqiptarët e tjerë më kanë kontaktuar për ndihmë, por deri më tani askush nuk mund të largohet nga Wahan edhe ambasada ka kontaktuar me mua për tu interesuar për gjendjen?, tha ajo.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#CoronaVirus#SilvaDoci#TopChannel

Trending Videos - 12 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 12, 2024