Rrëmbimi dhe vrasja i Jan Prengës, arrestohet edhe një person tjetër

Rrëmbimi dhe vrasja i Jan Prengës, arrestohet edhe një person tjetër

Polica ka çuar në pesë numrin e të arrestuarve në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Personi i arrestuar është Festim Bexhdili.br br br Deri më tani nuk dihet akoma se ku është trupi i viktimës teksa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.br br Burime ekskluzive për Top Channel bënë të ditur arsyen se përse ishte marrë peng Prenga.br br Shkon në 5 numri i të arrestuarve në lidhje me pengmarrjen, me pasojë vdekjen e shtetasit J. P.br br Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën ?London?, Kamzë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin e shtetasit F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.br br Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë.br br Në cilësinë e provës materiale shtetasit F. B. i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera.br br Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e trupit të shtetasit J. P.br br Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale ?Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit?, ?Fshehja ose asgjësimi i kufomës?, ?Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës?, ?Përkrahja e autorit të krimit?, të kryera në bashkëpunim dhe ?Armëmbajtja pa leje?.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-01-29

Duration: 02:51

Your Page Title