Akuzohej për ryshfet, Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë

Akuzohej për ryshfet, Airbus gjobitet me 3.9 miliardë dollarë

Prodhuesi evropian i avionëve Airbus SE ka marrë një gjobë prej 3.9 miliardë dollarë pasi akuzohej për ryshfet si dhe shkelje të kontrollit të eksportit të armëve.br br br Ishte Departamenti Amerikan i Drejtësisë që dha këtë njoftim të premten për këtë gjobë që do të paguajë prodhuesi i avionëve te autoritetet në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Francë.br br Departamenti i Drejtësisë e përshkroi marrëveshjen si ?zgjidhja më e madhe globale e ryshfeteve të huaja deri më tani?.br br ?Airbus u angazhua në një skemë shumëvjeçare dhe masive për të forcuar në mënyrë korruptive interesat e saj të biznesit duke paguar ryshfete në Kinë dhe vendet e tjera dhe duke i fshehur ato ryshfete,? tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Brian A. Benczkowski i Divizionit Kriminal të Departamentit të Drejtësisë.br br Si pjesë e marrëveshjes, Airbus do t?i paguajë afro 600 milionë dollarë autoriteteve amerikane, 2.29 miliardë dollarë autoriteteve në Francë dhe më shumë se 1 miliard dollarë Zyrës për Mashtrime të Rënda të Britanisë.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-01

Duration: 01:11

Your Page Title