Plani për rindërtimin/ Rama jep detajet për 18 zonat

Plani për rindërtimin/ Rama jep detajet për 18 zonat

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje në Facebook për planin e rindërtimit të prezantuar një ditë më parë. Shefi i qeverisë thotë se përveç 18 zonave të shpallura, janë dhe 7 zona të tjerë ku do të ndërtohet, përkatësisht në Krujë, Kamës, Lezhë, Durrës, Kavajë, Shijak dhe Kurbin.br br br Nga ana tjetër ka nisur procesi i shpronësimit për zonën e re për zhvillim. Në Laç është ngritur Komisioni i Posaçëm. Po ashtu po përfundojnë procedurat ligjore për shpronësimet e nevojshme brenda perimetrit të 18 zonave në zhvillim.br Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit drejton procesin për evidentimin e kompanive të kualifikueshme për hartimin e planeve.br br Për 3 zonat e shpallura zyrtarisht në Laç, Thumanë dhe Shijak, kjo agjenci ka përfunduar procedurën e përzgjedhjes së 3 kompanive dhe është nënshkruar kontrata. Pritet dorëzimi brenda shkurtit, I planeve të detyruara vendore, Për zonat e tjera dorëzimi do të bëhet në mars.br br EKB ka hapur garën për modelet e njësive individuale të banimit. Është firmosur kontrata për hartimin e modeleve dhe në 6 shkurt pritet dorëzimi i tyre, Më pas njësitë zbatuese do të nisin procesin ligjor të zbatimit, nga prokurimi deri tek ndërtimi i shtëpive.br br Shefi i qeverisë thotë se vetëm vlerësimi i ekspertëve për godinat e pabanueshme do vendosë nëse ato do të shemben ose jo. Platforma e aplikimit online siguron verifikimin e çdo rasti në nevojë dhe i jep çdo qytetari mundësinë të hyjë në listën e përfituesve, duke eliminuar kështu çdo boshllëk apo ?harresë? që mund të ndodhë si rezultat i pasaktësisë në verifikimet e banesave.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-02-01

Duration: 01:40

Your Page Title