Report TV -Zjarr i madh në një servis në Durrës, digjen makinat

Report TV -Zjarr i madh në një servis në Durrës, digjen makinat

DURRËS - Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një servis makinash në rrugën Durrës-Shijak, në vendin që njihet si "Mulliri i Bullgarit".br br Një numër i madh automjetesh janë djegur për shkak se vetë servisi është ndër më të mëdhenjtë dhe të njohurit në Durrës.Forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga përmasat e zjarrit dhe numri i madh i makinave që ndodhen brenda ambienteve të servisit dhe rreth tij, mund të kërkohet edhe ndihma e zjarrfikëseve të qyteteve fqinjë, raporton gazetari i Report Tv Artur Korriku.br br Persona pranë, dhe banorë që jetojnë në ndërtesa pranë servisit, janë evakuar nga zonat për të shmangur vënien e tyre në ndonjë rrezik të mundshëm.br br Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-02-01

Duration: 02:52

Your Page Title