Presidenti i PE-së, vizitë në Shqipëri/ Zbulohet axhenda e David Sassoli-t

Presidenti i PE-së, vizitë në Shqipëri/ Zbulohet axhenda e David Sassoli-t

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt.br br br Presidenti i PE-së, Sasoli gjatë vizitës së tij në Tiranë, do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryeparlamentarin Ruçi dhe drejtuesit e opozitës, Basha e Kryemadhi me të cilët pritet të diskutojë lidhur me situatën politike në vend dhe rrugën europiane të Shqipërisë.br br AXHENDA:br br 3 shkurtbr br Në orën 11:00 Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të zhvillojë një takim me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca. Më pas, në orën 11:30, Sassoli do të takohet me Kryeministrin e vendit, Edi Rama. Pas takimit Rama dhe Sassoli në orën 12:15 do tëbr mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.br br Në orën 14:45 Presidenti PE Sassoli do të takohet me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare.br br Në orën 15:15 Sassoli do të mbajë një fjalë në seancën plenare.br br Pas fjalës në seancën e parlamentit zyrtari i lartë i BE-së do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 16:00.br br Në orën 16:45 Sassoli do të zhvillojë një bisedë me studentët e Universitetit të Tiranës.br br 4 shkurtbr br Axhenda e Presidentit të PE, Sassoli do të vijojë me një takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në orën 09:30.br br Në orën 10:45 Sassoli do të takohet në selinë e Partisë Demokratike me Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.br br Pas takimit me drejtuesit e opozitës, Sassoli në orën 12:30 do të zhvillojë një takim me stafin e Delegacionit të BE-së në Tiranë, takim i cili do zhvillohet në mjediset e ?Shtëpia e Europës?.br br Vizita e Presidentit të Parlamentit Europian, David Sasoli vjen në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit europian të Shqipërisë, e cila synon hapjen e negociatave para samitit të Zagrebit.Prrbr br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-03

Duration: 01:26

Your Page Title