Koronavirusi godet naftën, humbje të mëdha për arin e zi!

Koronavirusi godet naftën, humbje të mëdha për arin e zi!

Prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë duhet të përgatiten të zvogëlojnë prodhimin dhe kjo për shkak të koronavirusit vrastar që nuk po arrihet të frenohet.br br br Përfaqësuesit e OPEC dhe aleatët e tyre pritet të takohen këtë javë teksa shtohen thirrjet për veprim në mbështetje të çmimit të naftës. Nafta e përpunuar Brent mbërriti nivelin më të ulët të kuotimit pasi ra me 20 nga maja ku u vendos në muajin shtator.br br Po përse epidemia ka një ndikim kaq të madh në tregun global të energjisë? Koronavirusi i ri u shfaq në kohën kur Kina përgatitej të kremtonte Vitin e ri Hënor.br br Pushimet e festave u zgjatën, në pjesën më të madhe të vendit janë vendosur kufizime të rrepta udhëtimit dhe zyrat e dyqanet mbeten të mbyllura. Kjo do të thotë importuesi kryesor i naftës bruto në botë, që konsumon zakonisht rreth 14 milion fuçi në ditë, ka pasur më pak nevojë për naftë që të vinte në punë makineritë, automjetet e t`i mbante dritat ndezur.br br Shpërthimi epidemik nga ana tjetër pritet të ketë ndikim të madh edhe tek kërkesa për karburant te avioneve, sepse linja ajrore në mbarë globin i kanë pezulluar fluturimet me Kinën. Edhe kufizimet brenda vendit gjithashtu nënkuptojnë reduktim të numrit të fluturimeve.br br Shkalla e rënies ka tronditur industrinë e energjisë, sipas analistit të naftës me bazë në Chicikago, Phil Flynn I cili tha : ?Ne nuk kemi parë një event shkatërrues të kërkesës në këtë nivel dhe që lëviz kaq shpejt.? Bloomberg raportoi këtë javë se konsumi ditor I naftës së papërpunuar në Kinë ka rënë me 20, ekuivalenti i nevojave për naftë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Italisë, të marra së bashku.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-04

Duration: 01:28

Your Page Title