Ora News - Përmbyset autobusi në Berat, në Lushnje makina përplaset me barrierat e rrugës

Ora News - Përmbyset autobusi në Berat, në Lushnje makina përplaset me barrierat e rrugës

#rtvora #oranewsbr br Autobusi i linjës Skrapar-Tiranë ishte mbushur me pasagjerë në kohën kur doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur në kanal.br br Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjes në Urë-Vajgurore.br br Fatmirësisht nuk pati të lënduar mes pasagjerëve që udhëtonin drejt kryeqytetit, veç lëndimeve të lehta dhe traumës së aksidentit.br br Shoferi i autobusit në dëshminë e parë, tha se i kishte dalë përpara një fëmijë dhe ai u detyrua të bëjë një frenim të fortë.br br Për pasojë mjeti rrëshqiti në rrugë e përfundoi i përmbysur në kanal.br br Pasagjerët dolën pa probleme dhe e vijuan rrugën drejt destinacioneve me mjete të tjera.br br Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici në funksion të sqarimit të rrethanave të aksidentit.br br Ndërkohë një tjetër aksident u shënua në rrethrrotullimin e Kolonjës në aksin Fier-Lushnje.br br Një automjet u përplas me barrierën anësore të rrugës e për pasojë drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur lehtë.br br Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.br br Rrethrrotullimi i Kolonjës është një prej njollave të zeza të aksidenteve në vend, ku në 6 muajt e fundit janë regjistruar 5 viktima.br br Policia e Berati dhe Lushnjes thanë se kanë nisur hetime për të sqaruar rrethanat e dy aksidenteve.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2020-02-05

Duration: 01:18

Your Page Title