Reshjet e bores mbulojne zonat malore

Reshjet e bores mbulojne zonat malore

Kjo e mërkurë ka rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kryesisht në rajonet e juglindjes dhe verilindjes.br br Dy qarqet më të prekura janë Korça dhe Dibra. Në Qafën e Qarrit trashësia e borës ka arritur në 20 cm duke krijuar vështirësi për lëvizjen.br br Problematika shfaq edhe rruga drejt Dardhës ku bora i ka kaluar 25 cm, dukë bërë që qarkullimi të bëhet vetëm me zinxhirë.br br Intensitet më të lartë reshjet kanë patur në zonat e thella malore, ku një pjesë e rrugëve dytësore janë të bllokuara.br br Moti i keq ka lënë pa energji disa fshatra të njësisë administrative Çërravë në Pogradec, po ashtu Vithkuq dhe disa fshatra në fushën e Korçës.br br E njëjta situatë edhe për Dibrën dhe Bulqizën ku trashësia e dëborës arrin në 20 cm në qytet dhe në mbi 45 cm në zonat e thella.br br Borëpastrueset kanë ndihmuar për të bërë të kalueshme rrugët nacionale Peshkopi-Tiranë dhe Peshkopi-Kukës.br br Vetëm në disa segmente në Kalanë e Dodës duhet të përdoren zinxhirët.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-02-05

Duration: 01:00