Zyrtare/ Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje LVV-LDK

Zyrtare/ Nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje LVV-LDK

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin qeverisës.br br Nënshkrimin e marrëveshjes e kanë bërë liderët e dy subjekteve politike, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës.br br ?Ne sot u takuam me Mustafën dhe u dakorduam që të takohemi edhe nesër por për ta zgjedhur qeverinë e re dhe ta jetësojmë ndryshimin e madh. Tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen. Jemi marrë vesh edhe për ndarjen e përgjegjësive përveç për programin. Unë ju falenderoj të gjithëve për durimin dhe përkrahjen gjatë këtij procesi që nuk ka qenë i lehtë?, tha Kurti.br br Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se janë dakorduar që në qeverinë e ardhshme t?i kenë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.br br Ndërsa kryetari i LDK, Mustafa tha se: e vleresojmë se është një marrëveshje e mirë në dobi të Kosovës. Ne kemi vlerësuar që synimi jonë që të jenë 15 ministri është që të kursejmë sa më shumë, por i kemi rrit nga 12 në 15 për shkak të strukturave.br br Sa i përket postit të kryeparlamentarit, Kurti tha se Glauk Konjufca nuk do të jap dorëheqje por do të vijë në ekzekutiv. Ndërsa, nesër VV do të propozoj një emër të LDK-së për kryetar të Kuvendit.br br Kurse, Mustafa tha se janë pajtuar që posti i presidentit mos të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.br br ?Sa i përket kryetar të kuvendit ne do të diskutojmë sot ne këshillin e përgjithshëm?, tha aibr br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-02-05

Duration: 01:14

Your Page Title