Report TV - Me pistoletë në makinë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Report TV - Me pistoletë në makinë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

TIRANË- Një 36-vjeçar banues në Durrës është arrestuar nga policia, pasi qarkullonte me armë zjarri. Pistoletën 36-vjeçari e mbante në një çantë brenda makinës, ku gjatë kontrollit i është gjetur nga policia. Pistoleta ishte e mbushur dhe në krëhër mbante 7 fishekë.br br Së bashku me 36-vjeçarin në makinë udhëtonte edhe një person tjetër i cili pasi u kontrollua u la i lirë ndërsa poseduesi i pistoletës u arrestua në flagrancë. Tashmë i riu do të përballet me veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2020-02-06

Duration: 00:40

Your Page Title