Ora News - Bashkitë kanë 6.6 mld lekë borxhe, kryeson Tirana

Ora News - Bashkitë kanë 6.6 mld lekë borxhe, kryeson Tirana

#rtvora #oranewsbr br Ministria e Financave raporton se detyrimet e prapambetura të 61 bashkive në 9 mujorin e vitit 2019 shkoi në 6.6 miliardë lekë. 24 për qind të kësaj shumë, ose 1.5 miliardë lekë e zë bashkia e Tiranës.br br Stoku i borxhit për të 61 bashkitë në vend në 9-mujorin e parë të vitit të shkuar rezultoi rreth 648 milionë lekë. Po ashtu bëhet e ditur se stoku i detyrimeve të prapambetura në fund të muajit shtator shënoi një nivel prej 6.6 miliardë lekësh.br br Bashkia Tiranë mban vendin e parë me 24 për qind të të gjithë detyrimeve, ose 1.6 miliardë lekë duke u ndjekur më pas nga Kavaja, Pogradeci dhe Kamza, por me një vlerë shumë herë më të ulët.br br Borxhi është krijuar pavarësisht rritjes së të ardhurave, duke kapur vlerën e 20.7 miliardë lekëve, sidomos nga taksa mbi infrastrukturën. Madje në këtë rast Bashkia Tiranë ka mbledhur pothuajse gjysmën e totalit të taksës mbi ndërtesat e cila shënoi rritje me 2.9br br Varësia nga të ardhurat e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja vazhdon të mbetet e lartë duke shënuar një rritje prej 91.7.br br Kryeqyteti mbetet kontribuuesi kryesor dhe kap vlerën e 5.3 miliardë lekëve duke u ndjekur nga Lezha me 368.8 milionë lekë dhe Durrësi me 249 milionë lekë.br br Të ardhurat nga tarifat vendore shënuan një rënie të lehtë prej 0.9, ndikuar kjo nga tkurrja me rreth 7.7 e të ardhurave në Bashkinë Tiranë e cila mbledh 42.8 të totalit.br br Gjatë periudhës 9 mujore të vitit 2019 shpenzimet totale të 61 bashkive kapën vlerën e 63.4 miliardë lekëvebr br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-02-07

Duration: 01:37

Your Page Title