Shuhet "bilbili i Kosoves"

Shuhet "bilbili i Kosoves"

Është shuar në moshën 86-vjeçare ?bilbili i Kosovës?, ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e trishtë e dhanë familjarët në rrjetet sociale, pasi legjenda nuk i rezistoi më sëmundjes së gjatë.br br Një karrierë brilante, me një zë të jashtëzakonshëm, Pagarusha i këndoi dashurisë, dhimbjes, vendlindjes, në të gjitha zhanret dhe emocionoi për 40 vite në skenë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri.br br Baresha është kënga që e personifikon, që i tregon vlerat hyjnore të vokalit të saj. Por shumë e kujtojnë edhe me këngë të tjera, përfshirë ?e dehun jam?.br br Këndoi gjithmonë shqip, refuzoi çdo skenë ku i kërkohej të këndonte në gjuhë të huaj. Kontribuoi përgjatë gjithë karrierës në ruajtjen e vlerave të muzikës shqipe, gjuhës dhe kulturës sonë. Kjo ishte edhe arsyeja që ajo vlerësonte shumë programet muzikore si ?Këngët e Shekullit?.br br U largua me një peng në zemër, pa realizuar ëndrrën e saj të madhe, një koncert recital. I druhej shëndetit, siç shprehej në një intervistë për Tv Klan 5 vite më parë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-02-07

Duration: 01:46

Your Page Title