Në burg, theu postblloqet! Elbasan, 27-vjeçari akuzohet edhe për aksidentet

Në burg, theu postblloqet! Elbasan, 27-vjeçari akuzohet edhe për aksidentet

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për 27-vjeçarin Aldiron Shehu që i shpëtoi në mënyrë spektakolare postblloqeve të policisë nga Korça në Elbasan ku edhe shkaktoi një aksident të trefishtë me pasojë plagosjen e 5 personave, mes të cilëve edhe një efektiv policie.br br br Teksa bëri një përmbledhje të ngjarjes së 4 shkurtit Prokurori Ritvan Sukaj nxori bllof policinë e Elbasanit kur deklaroi se ?policia qëlloi në ajër, në momentin që mjeti tip WolksWagen goditi punonjësin e policisë 27-vjeçarin Eugen Abdurrazaku.br br br br Ende nuk dihen arsyet pse policia e Elbasanit mohoi të shtënat në kushtet e ligjshmërisë pasi një punonjës policie u godit.br br Ndërkohë mbrojtja e cilësoi aksident ngjarjen e 4 shkurtit ndërsa kërkoi hetim ndaj policisë për mënyrën amatore të veprimit dhe ngritjes së postbllokut në vendin e gabuar.br br br br 27-vjeçari Aldiron Shehu akuzohet për veprat penale ?Vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë? dhe ?Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.?br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-02-07

Duration: 01:36