Shqipëri duhet të shtonë investimet/ Këshilla e S & P për kujdes me kërcënimin e ekonomisë

Shqipëri duhet të shtonë investimet/ Këshilla e S & P për kujdes me kërcënimin e ekonomisë

Gjiganti ndërkombëtar i vlerësimit ?Standard and Poors? ka paralajmëruar qeverinë që të përmirësojë urgjentisht klimën e biznesit sepse ekonomia po kërcënohet nga rënia e investimeve.br br br Në raportin e fundit të vlerësimit, ?Standard and Poors? nënvizon se numri i vogël i projekteve të investimit që janë në horizont ka rritur rreziqet për ekonominë shqiptare si dhe do të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit.br br Për periudhën 2020-2023 ne parashikojmë se ekonomia shqiptare do të rritet mesatarisht me 3.5 për qind në vit. Por ky parashikim rrezikohet nga rënia e investimeve dhe ngadalësimi I rritjes ekonomike në vendet partnere si Greqia dhe Italia.br br Vitin e kaluar investimet totale në ekonominë shqiptare të kryera nga privatët dhe buxheti I shtetit ishin 23.4 për qind e prodhimit kombëtar. Por sipas parashikimeve të ?Standard and Poors?, në katër vitet e ardhshme investimet do të jenë në tkurrje të vazhdueshme duke zbritur në 19.9 për qind në vitin 2023. Kjo rënie I atribuohet kryesisht përfundimit të dy investimeve të mëdha, gazsjellësit ?TAP? dhe kaskadës së Devollit, ndërkohë që nuk ka asnjë projekt tjetër në horizont për zëvendësimin e tyre.br br Ekspertët e ?Standard and Poors? nënvizojnë se e vetmja mënyrë që ekonomia shqiptare të dalë nga ky kurth është përmirësimi I klimës së biznesit për të tërhequr më shumë investime të huaja. Kjo paralajmëron ?Standard and Poors? do të jetë kritike për prespektivën ekonomikë të Shqipërisë dhe rritjen e nivelit të të ardhurave për qytetarët.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-08

Duration: 01:24

Your Page Title