Nata e madhe e çmimeve Oscar/ Ceremonia do transmetohet pas mesnate ekskluzivisht në ekranin e TCH

Nata e madhe e çmimeve Oscar/ Ceremonia do transmetohet pas mesnate ekskluzivisht në ekranin e TCH

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve OSCAR do të ketë destinacion ekskluziv ekranin e Top Channel-it.br br Eventi më i rëndësishëm kinematografik i vitit, do të përcillet drejtpërsëdrejti nga Los Angeles-i me komente dedikuar teleshikuesit shqiptar, të dielën pak pas mesnate. Në tre pjesë, analizën fillestare të këtij viti kinematografik nga kineastët shqiptarë, shkëlqimin e tapetit të kuq, dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve.br br Këtë vit OSCARS do të moderohet nga Jetona Kocibelli, Genc Përmeti dhe Nevina Shtylla.br br ?Për mua është eksperienca e dytë këtë vit. OSCARS e ka vitin e katërt në Top Channel. Është kthyer tashmë në traditë. Është një emision shumë i bukur. Bëhet njëherë në vit dhe ka ekskluzivitetin e të transmetuarit në Top Channel. Do të jemi me komente përgjatë gjithë asaj nate nga Dolby Theater, Los Angelos. E ne sigurisht që do të jemi këtu në Top Channel. Në këtë studio, e cila është duke u bërë gati për këtë natë të madhe të 92 të ndarjes së çmimeve OSCAR?, u shpreh Jetona Koçibelli.br br ?Viti 2019 mund të konsiderohet pa frikë si një vit shumë i mbarë për kinematografinë. Ka filma jashtëzakonisht të mirë. Autorë të mrekullueshëm, të cilët janë në një garë gladiatoreske. Është ndoshta viti më konkurrues që kemi parë në dekada në rrëmbimin e trofeut të regjisorit, të aktorit dhe gjithë komponentëve më të mirë që ekzistojnë sot në artin e shtatë. Mirë se vini!?, tha Genc Përmeti.br br ?Çmimet OSCAR përbëjnë kuriozitet të veçantë për të gjithë ata që e dashurojnë kinemanë ndaj do të jemi në një transmetim maratonë dedikuar për të gjithë teleshikuesit shqiptarë. Me përkthim të gjithë ceremonisë, me kineastë shqiptarë që japin opinionet e tyre duke përçuar hap pas hapi të gjitha zhvillimet më të fundit që do të ndodhin në OSCAR. Qëndroni me ne sepse do të jetë një natë e paharrueshme!? deklaroi Nevina Shtylla.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 5

Uploaded: 2020-02-10

Duration: 02:00

Your Page Title