Ora News - Shkodër, dëshmitari tregon si ra zjarri në barake, 13 vjeçarja po flinte gjumë

Ora News - Shkodër, dëshmitari tregon si ra zjarri në barake, 13 vjeçarja po flinte gjumë

#rtvora #oranewsbr br Një 13-vjeçare nga komuniteti rom gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të marte, 11 shkurt, ndërsa barakja ku jetonte u përfshi nga zjarri.br br Viktima është identifikuar si Gj. Dashi. E mitura mësohet se jetonte në Shtëpinë e Fëmijës në Tiranë dhe sipas familjarëve ishte marrë për të qëndruar disa kohë me familjarët e saj.br br Flakët janë shpërndarë menjëherë duke djegur edhe baraket e tjera ngjitur.br br Policia dhe shërbimi zjarrfikës me dy mjete kanë ndërhyrë në zonë për shuarjen e zjarrit.br br "Është një zjarr i rënë në orët e para të mëngjesit në zonën ku jeton komuniteti rom, në hyrje të Shkodrës. Janë shkrumbuar disa baraka që ndodhen ngjitur me njëra-tjetrën. Për pasojë ka gjetur vdekjen një 13 vjeçare. Dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit" raportoi gazetari Bepin Kolvataj.br br Një i afërm i familjes teksa tregoi dinamikën e ngjarjes tha se zjarri ka qenë aksidental.br br Ka qenë gjyshja e viktimës që ka ndezur sobën me dru dhe sapo ka dalë nga baraka ka parë flakët.br br Në atë moment vajza, e cila vuante edhe nga shëndeti mendor, ka qenë në gjumë.br br "E kemi pasur te Shtëpia e Fëmijës në Tiranë, afër teleferikut. E morëm para Vitit të Ri që të gëzonte me vëllezërit dhe të ëmën. Ka qenë dhe me probleme mendore.Ka qenë gjyshja e vet duke ndezur zjarrin në sobë, kjo ka qenë në gjumë.Ajo ka ndezur zjarrin dhe ka dalë, kur ka dalë ka parë flakën e madhe në barake. Goca ka qenë në gjumë. Nuk di çfarë të them. Unë i kam njerëzit e gruas, e kam kunatë".br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-02-11

Duration: 01:15