"Kam pasur dhimbje te tmerrshme, nuk ecja dot me shume se 10 minuta"

"Kam pasur dhimbje te tmerrshme, nuk ecja dot me shume se 10 minuta"

Albina Lleshi ka treguar në programin ?Historia ime?, në Tv Klan për aksidentin që i ndryshoi krejtësisht jetën. Kur ishte 20 vjeç u përplas nga një kamion, qëndroi për rreth një javë në gjendje kome dhe kur u zgjua mësoi se kishte thyerje të legenit, por edhe dëmtime të shumta, në pjesë të ndryshme të trupit.br Albina tregon se nuk mund të bëhej dot operacion, por mjekët i kërkuan të qëndronte në krevat, në spital, për 3 muaj pa lëvizur. Por pas dy muajsh një mjek, pas vizitës që i kryen i kërkon të ngrihet sepse gjendja e saj ishte më mirë. Kjo rezultoi me pasoja të mëdha për të, pasi asaj i ra të fikët dhe nga grafia që u bë, mësoi se thyerjet ishin hapur sërish dhe kishte pësuar edhe deformime.br Gjendja u përkeqësua, por operacioni nuk po kryhej, prandaj familja vendosi ta çonte në Itali, por mjeku u bë pengesë sepse nuk i jepte autorizimin.


User: RTV KLAN

Views: 10

Uploaded: 2020-02-11

Duration: 07:24

Your Page Title