Polici i dehur hyn me makine ne oborrin e nje qytetari

Polici i dehur hyn me makine ne oborrin e nje qytetari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, ku një efektiv policie ka plagosur me armë zjarri një 70-vjeçar në oborrin e shtëpisë së tij, në lagjen ?Sheq i Madh? të Fierit.br br Polici Paulin Shpani, 41-vjeç, në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke dalë nga rruga dhe siç duket nga pamjet ka përfunduar në oborrin shtëpisë së 70-vjeçarit Solli Meço. Pasi ka debatuar me të zotin e shtëpisë, efektivi i policisë ka nxjerrë armën, duke e plagosur lehtë. Bashkëshortja e 70-vjeçarit tregon se çfarë ka ndodhur.br br Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që një makinë përfundon në oborrin e shtëpisë së tyre duke shkaktuar dëme materiale, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.br br Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, ndërsa Paulin Shpani është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë. Edhe Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa po e heton atë që ka ndodhur për të nxjerrë përgjegjësitë e efektivit të policisë.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-02-13

Duration: 01:20

Your Page Title