Shoqërohet në polici Ilda Bejleri dhe vihet në hetim për aksidentin, 63 vjeçarja në spital

Shoqërohet në polici Ilda Bejleri dhe vihet në hetim për aksidentin, 63 vjeçarja në spital

TIRANË - Moderatorja sportive, Ilda Bejleri është shoqëruar në polici dhe më tej është vënë në hetim në gjendje të lirë për aksidentin e ndodhur gjatë ditës së djeshme pranë urës së Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku një grua 63-vjeçare e cila po kalonte rrugën teksa semafori ishte i kuq për këmbësorët, mbeti e lënduar. Ilda Bejleri do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?, siç policia i ka referuar materialet procedurale. Moderatores 33-vjeçare i është sekuestruar edhe makina X5.br br "Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, Ilda Bejlerin, 33 vjeçe. Policia Rrugore ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të Bejlerit, me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike". Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme si e dyshuar për veprat penale ?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor? dhe ?Largimi nga vendi i aksidentit?, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-02-13

Duration: 01:58