Gazi i merr jeten nje nene dhe dy femijeve te saj

Gazi i merr jeten nje nene dhe dy femijeve te saj

Tre pjesëtarë të një familje kanë humbur jetën tragjikisht këtë të premte në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol që përdorej për gatim.br br Rajmonda Tola, 40 vjeç dhe dy fëmijët e saj Rudina 19 vjeçe dhe Fatjoni 14 vjeç, u gjetën pa jetë nga të afërmit, në shtëpinë e tyre.br br Ndërsa vajza më e vogël e familjes, Merita 8 vjeçe mundi të shpëtojë. Ajo u dërgua në spitalin e Bulqizës, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. br br Tragjedia ka ndodhur gjatë natës. Kanë qenë të gjithë në dhomën e gjumit, kur besohet se gazi ka nisur të rrjedhë dhe askush nuk e ka ndjerë. Gruaja dhe 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi bashkëshorti i saj Albert Tola ishte emigrant në Greqi.br br 8-vjeçarja e mbijetuar ndodhet në gjendje të stabilizuar mjekësore. Ajo u vizitua në mbrëmje nga Presidenti Meta.br br Policia po kryen hetime për të zbuluar nëse bombola ishte brenda parametrave të duhur teknike, apo gazi është lënë i hapur nga pakujdesia.br br Të paktën 6 persona janë lënduar vetëm gjatë muajit Janar nga shpërthimi i bombolave të gazit në vend.br br Ekspertët ngrenë shqetësimin se bombolat vazhdojnë të mbushen nëpër pika karburanti dhe nuk merren në pikat e duhura ku ato u nënshtrohen kontrolleve.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-02-14

Duration: 01:36

Your Page Title