Trumpi uron Thaçin për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës

Trumpi uron Thaçin për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një telegram urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.br br br Në këtë telegram thuhet se populli amerikan i bashkohet urimeve të Presidentit Trump për popullin e Kosovës në përvjetorin e 12 të pavarësisë.br br ?Populli i Amerikës së bashku me mua i urojnë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme ndërmjet Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës shtet sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik?, thuhet në telegramin e presidentit Trump.br br Ai ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor, duke mirëpritur angazhimin e vazhdueshëm për të quar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.br br ?Ju dëshirojmë sukses në vitet e ardhshme, në fokusimin tuaj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat?, thuhet më tej në këtë telegram urimi.br br Presidenti Trump në fund shkruan se e ardhmja e Republikës së Kosovës do të jetë e ndritshme.br br ?Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta?, ka shkruar ai.br br Ky është telegrami i plotë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:br br I nderuari Presidentbr br Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.br br Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik.br br E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.br br Ju dëshirojmë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat.br E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.br br Sinqerishtbr br Donald J. Trumpbr br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.tvbr Like Top Channel on Facebook HERE: Follow Top Channel on Instagram HERE: ...


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-15

Duration: 01:08

Your Page Title