Analiza e plote per koronavirusin kryhet ne ISHP

Analiza e plote per koronavirusin kryhet ne ISHP

Analiza e plotë e koronavirusit do të kryhet në Institutin e Shëndetit Publik. Nëse më parë ato dërgoheshin në një laborator reference jashtë vendit, tashmë kjo analizë kryhet në Shqipëri.br Teksa inspektoi laboratorin e institutit të shëndetit publik , ministrja e shëndetësisë Ogerta Manstirliu tha se analizë vjen në kuadër të përforcimit dhe rritjes së kapaciteteve për zbulueshmërinë e koronavirusit.br "Jemi sot një hap përpara për forcimin e kapaciteteve tona për identifikimin dhe zbulueshmërinë e koronavirusit të ri, pasi, pas kryerjes së koronaviruseve, edhe analiza e konfirmuar kryhet në laboratorin e ISHP, i njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë".br Sipas Manstirliut përballë këtij rreziku global janë gati edhe planet e reagimit sipas shkallës së rrezikshmërisë. br Dy shtetas kinezë dhe 4 shqiptarë u janë nënshtruar analizave si të dyshuar për koronavirus. Deri tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast, si mbartës i kornavirusit.


User: RTV KLAN

Views: 11

Uploaded: 2020-02-15

Duration: 01:08

Your Page Title