Ora News - Organizatat e shoqërisë civile ngrenë shqetësimin për anti-KÇK: Cenim i Kushtetutës

Ora News - Organizatat e shoqërisë civile ngrenë shqetësimin për anti-KÇK: Cenim i Kushtetutës

#rtvora #oranewsbr br Dy javë pas miratimit të paketës Anti-KÇK, dhe propozimit për ndryshimet në ligjin e policisë së shtetit, 22 organizata të shoqërisë civile dhe të të drejtave të njeriut ngrenë shqetësimin për dobësim të pavarësisë së gjyqësorit dhe privatësisë së qytetarëve.br br Komiteti shqiptar i Helsinkit nëpërmjet një deklarate publike ngre shqetësimin se akti normativ dhe projektligji i propozuar janë hartuar pa transparencë dhe pa konsultim publik me përfaqësuesit e organizatave vendase të shoqërisë civile.br br Organizatat ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimeve kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.br br Sipas deklaratës ngritja e komitetit Kombëtar për parandalimin dhe luftën ndaj krimit të organizuar përbën shkelje të pavarësisë së prokurorisë. Kjo shkelje argumentohet në faktin se drejtuesi i SPAK ka të drejtë të hetojë zyrtarë të lartë për vepra penale dhe nuk mund të jetë pjesë e komitetit kombëtar që udhëhiqet nga ministri i brendshëm.br br Një tjetër shqetësimi i organizatave është edhe përgjimi i qytetarëve nga policia e shtetit pa miratimin e prokurorisë, pasi heqja e këtij autorizimi të organit të akuzës me disa nene të Kodit të Procedurës Penale.br br Për këtë shkelje organizatat sjellin në vëmendje dhe rastin e Hungarisë të vitit 2016 ku përgjimet e kryer nga task-forca anti-terror janë konsideruar të paligjshme dhe në shkelje të të drejtave të qytetarëve.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-02-16

Duration: 01:56

Your Page Title