Dogji mandatet, protesta dhe bojkot! Një vit nga 16 shkurti, opozita nga rruga, prapaktheu në tryezë

Dogji mandatet, protesta dhe bojkot! Një vit nga 16 shkurti, opozita nga rruga, prapaktheu në tryezë

16 Shkurti i vitit 2019 do të mbahet mend shumë gjatë për shqiptarët, pasi opozita parlamentare e dalë nga zgjedhjet e qershorit 2017 mori vendimin për djegien e mandateve. Për herë të parë ndodhi që opozita në një vendim ekstrem të vendosë që të mos marrë më pjesë në atë që ajo e quajti parlament të lidhur me krimin. Do të ishte pikërisht kjo datë që më pas do të sillte dhe protestat përpara kryeministrisë ku kërkesa ishte një, largimi i kryeministrit Edi Rama.br br Në total janë 10 protesta kombëtare dhe shumë të tjera në të gjitha rrethet e vendit ku kërkesa ishte e njëjtë largimi i kryeministrit Rama. Faktori ndërkombëtar u pozicionua kundër vendimit të opozitës. Por sot pas një viti ku jemi dhe çfarë arriti të fitojë opozita e bashkuar? Duke parë situatën aktuale opozita përveç se humbi zërin e saj në parlament u zëvendësua nga individë të vendosur nga krerët e partive opozitare të cilët nuk nguruan që të marrin me vrap mandatin e deputetit.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-02-16

Duration: 01:58

Your Page Title