Rinovimi i Kombetares se Basketbollit

Rinovimi i Kombetares se Basketbollit

Ferdi Bedini është një nga prurjet e reja në Kombëtaren e Basketbollit të Meshkujve. Pjesë e kuqezinjve me moshat, po bën hapin e madh. Bedini është një nga lojtarët e ardhur nga kampionati italian ku aktivizohet me Basket Borgosesia në Serie B.br br ?Jam shumë i ri, 20 vjeç, e kam si ëndërr të luaj për Shqipërinë. S?kam emocion në fushë, do të luaj fort?.br br Trajneri Afrim Bilali thotë se po punon për rinovimin e ekipit dhe këtë po bën për parakualifikueset e Kupës së Botës 2023.br br ?Çdo herë më tepër afrohen lojtarë me moshë të re, që të bëhet një rinovim i ekipit kombëtar. Kësaj here kanë ardhur shumë lojtarë nga Italia?.br br Portugalia më 20 mars në transfertë dhe Qipro më 23 Mars në shtëpi janë kundërshtarët për ndeshjet e para. Afrim Bilali tregon për cilësitë e kundërshtarëve.br br ?Portugali është një ekip agresiv si në sulm dhe në mbrojtje, pot me elementët e rinj mund të bëjmë një paraqitje dinjitoze?.br br Në grupin e Shqipërisë është dhe Bjellorusia. Në fazën pasardhëse kualifikohen dy ekipet e para.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-02-17

Duration: 01:24

Your Page Title