Kurti ul pagat e zyrtarëve/ Qeveria shfuqizon vendimin e miratuar nga “Haradinaj”

Kurti ul pagat e zyrtarëve/ Qeveria shfuqizon vendimin e miratuar nga “Haradinaj”

Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë.br br br Për rritjen e pagave, qeveria e kaluar kishte marrë vendim në dhjetor të vitit 2017.br br ?Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik?, shprehet Kurti.br br Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Sipas atij vendimi, kryeministrit i rritej paga nga 1500 euro në 2950 euro.br br Rritje të pagave kishte edhe për ministrat dhe pozitat tjera qeveritare.br Kjo çështje ishte dërguar nga deputetët e atëhershëm të Vetëvendosjes në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo përmes një vendimi, kjo Gjykatë kishte thënë se rritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.br br Qeveria Kurti, gjithashtu mori vendim që të shfuqizojë të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional, pozita këto që ekzistonin gjatë mandatit të ekzekutivit të kaluar.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-17

Duration: 01:02