Nis rindertimi i banesave ne Durres

Nis rindertimi i banesave ne Durres

Në Durrës ka nisur rindërtimi i apartamenteve të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Kryeministri Edi Rama pa nga afër punimet që po kryhen në 60 apartamenti në një pallat në zonën e plazhit.br br Për shkak të dëmeve nga tërmeti, 1679 familje priten të rikthehen në apartamentet e rikosntruktuara deri në fund të Marsit.br br Pjesa tjetër e familjeve po trajtohen me bonus qiraje. Janë mbi 2700 persona që kanë marrë bonusin e qirasë që nga 26 Nëntori.br br Ndërkohë që në të gjithë qytetin bregdetar kanë aplikuar online mbi 3300 familje që kanë pësuar dëme të lehta dhe të rënda në banesat e tyre në pallat apo shtëpi banimi.br br Për objektet të cilat janë shpallur të banueshëm, pas akt ekspertizës së thelluar është e vendosur për shembje ose rikonstruksion i tyre. Gjatë mesditës së të Martës, një objekt katër katësh u shemb me shpërthim të komanduar nga inspektorati kombëtar i mbrojtjes së territorit.br br Në total u përdor 2 kg tritol për shembjen e objektit në zonën e plepave i cili shërbente si biznes dhe godinë banimi.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-02-17

Duration: 01:14

Your Page Title