Uniko - Donacione nga Italia me pajisje te reja per zjarrfikesit shqiptare

Uniko - Donacione nga Italia me pajisje te reja per zjarrfikesit shqiptare

Zjarrfikësit shqiptarë janë pajisur me bazë të re materiale falë një donacioni të ?shoqatës së vullnetarëve shqiptarë në Livorno? të Italisë.br br Pajisjet e reja konsistojnë në doreza, kokore, barrela, litarë dhe elemente të tjera të cilat ndihmojnë zjarrfikësit për misionet e tyre të shpëtimit në terrene të vështira malore dhe në lartësi.br br Komisari Arben Cara i Shërbimit Zjarrfikës të Stacionit Nr.1 të Tiranës, thotë se për të përdorur me efikasitet këto pajisje, ekipi i zjarrfikësve është trajnuar nga ekspertë të fushës.br br Këto janë edhe momentet kur zjarrfikësit shqiptarë trajnohen për misione në terrene të vështira.br br Për pajisjet e reja të zjarrfikësve ka kontribuuar edhe një ekip italian. Një falenderim shkon edhe për shoqatën e shqiptarëve të Livornos.br br Pas trajnimit të specializuar, 20 zjarrfikësve shqiptarë iu shpërndanë certifikatat në një ceremoni të posaçme, ku e pranishme ishte nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-02-18

Duration: 03:09

Your Page Title