Mësuesit në provim! Testimi më 4 prill, një vit më parë 7% nuk u kualifikuan

Mësuesit në provim! Testimi më 4 prill, një vit më parë 7% nuk u kualifikuan

Të gjithë mësuesit që kanë plotësuar vjetërsinë e punës në arsimin parauniversitar do t?i nënshtrohen testimit më datë 4 prill.br br br Në këtë provim ka të drejtë të marrë pjesë çdo arsimtar që në fund të dhjetorit të 2019-ës ka mbushur 5 vite punë për të zotëruar titullin ?mësues i kualifikuar?, ndërsa mësuesit me eksperiencë 10-vjeçare do të testohen për kategorinë ?mësues specialist? dhe ata me vjetërsi 20-vjeçare për t?u kualifikuar si ?mësues mjeshtër?.br br ?Testi i kualifikimit është i përbërë nga dy pjesë, pjesa e parë e formimit të përgjithshëm, madje ka pyetje dhe nga drejtshkrimi i gjuhës shqipe, pastaj vjen pjesa e formimit shkencor të mësuesit ku ai fokusohet te lënda e tij?, u shpreh Dorina Rapti, drejtore e kurrikulës dhe kualifikimit, ASCAP.br br Pjesëmarrja nuk është e detyrueshme, megjithatë dëshira e arsimtareve për t?u rritur profesionalisht është e madhe si dhe ka një përfitim të vogël monetar.br br ?Të marrësh kategorinë e kualifikimit e quajnë zhvillimin e tyre profesional, por sigurisht ka dhe rritje rroge. Për 5 vjet 5, pastaj 10 deri në 15?, shtoi Rapti.br br Proçesi i kualifikimit të mësuesve është I përvitshëm. Në bazë të pikëve të dosjeve që kanë dorëzuar si dhe testit, ata vlerësohen me shkëlqyer, shumë mirë, mirë dhe dobët.br br ?Rreth 3000 mësues marrin pjesë në procesin e kualifikimit , vjet e kaluan rreth 93 me sukses, ndërsa 7 nuk e fituan. 6 e mësuesve janë në nivelin shkëlqyer dhe pastaj rreth 40 janë në nivelin shumë mirë dhe 39 në nivelin mirë?, tha drejtoresha e kurrikulës.br br Pavarësisht rezultateve negative, 7 e mësuesve që nuk u kualifikuan vjet nuk kanë pasur penalizime , referuar udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, si dhe kanë të drejtë të ritestohen vitin pasardhës.br br ?Nëse mësuesi merr dobët ka të drejtën të testohet deri në 3 herë për titullin, por nuk humb vendin e punës.?br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2020-02-18

Duration: 01:59

Your Page Title