Detajet per 1.15 miliarde eurot e rindertimit

Detajet per 1.15 miliarde eurot e rindertimit

1 miliard e 150 milionë Euro janë mbledhur në Konferencën e Donatorëve të zhvilluar në Bruksel ?Të gjithë Bashkë për Shqipërinë? për procesin e rindërtimit pas tërmetit.br br Nga këto fonde, 295 milionë Euro janë grante, donacione të cilat shtetet i dhurojnë për Shqipërinë për procesin e rindërtimit, ndërsa 885 milionë Euro janë kredi të buta.br br Vlerën më të madhe të dhuruar për dëmet që la tërmeti i 26 Nëntorit e mban Komisioni Europian me 115 milionë Euro grant, e cila do të jepet nga buxheti i Bashkimit Europian. 15 milionë Euro do të shkojnë për rindërtimin e ndërtesave publike dhe 100 milionë për banesat private dhe rimëkëmbjen e biznesit.br br Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 2 mijë banesa, të cilat në bazë të llogarive do të kushtojnë 70 milionë Euro, duke e bërë këtë shtet të dytin sa i përket shumës më të lartë të dhënë për Shqipërinë.br br E treta renditet Turqia me 500 shtëpi, projekt i cili do të kushtojë 45 milionë Euro.br br Gjermania jep 11 milionë Euro për rindërtimin e kopshteve dhe shkollave, dhe Zvicra 9 milionë Euro për rindërtimin e banesave.br br 5 milionë euro japin Italia dhe Katari, ndërsa Shtetet e Bashkuara 4.3 milionë Euro për ndërtimin e Shkollës së Transparencës.br br Franca jep 1 milionë Euro grant dhe 60 milionë Euro kredi të butë për Shqipërinë.br br Banka Islamike mban rekordin më të lartë për kredinë më të madhe 365 milionë Euro, e ndjekur nga Banka Botërore me 160 milionë, ajo e Investime me 100 milionë dhe 100 milionë jep po ashtu edhe Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim. BERZH do të japë 80 milionë Euro kredi për rindërtimin.br br I ftuar në emisionin ?Opinion? në Tv Klan, ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha se të gjitha kreditë janë të buta dhe me interesa të ulëta.br br Interesi i kredive do të negociohet me çdo institucion sipas marrëveshjes që do të nënshkruhet. Në bazë të studimit të bërë nga qeveria dhe institucionet ndërkombëtare dëmi që i shkaktoi tërmeti Shqipërisë llogaritet në 1 miliard Euro, ku 843 nevojiten për procesin e rindërtimit.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-02-18

Duration: 02:14

Your Page Title