Italia shpreh mbështetje për çeljen e negociatave

Italia shpreh mbështetje për çeljen e negociatave

Italia shpreh edhe njëherë mbështetje për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Në një mëngjes pune me ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian të organizuar në Bruksel, shefi i diplomacisë italiane Luigi Di Maio tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet me rendësi për unionin. br ?Integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi jonë kyç, gjeostrategjik e politik, për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin dhe prosperitetin në Europë. Lidhur me negociatat për zgjerim, hapja e këtyre negociatave do të shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian?.br Ky takim vjen pas samitit informal të mbajtur mbrëmjen e së dielës në Bruksel me iniciativë të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel. Kryeministri Edi Rama tha pas takimit se strategjia e re e zgjerimit ka gjetur mirëkuptimin e vendeve anëtare dhe se shpresonte që kjo të përkthehej në një vendim pozitiv për negociatat. br Edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se shpresonte që Këshilli Europian të gjente tashme dakordësinë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veirut.br ?Është një mbrëmje e rëndësishme. Ju e dini që Ballkani Perëndimor është prioritet për Komisionin Europian dhe është në të mirën e përbashkët që ta kemi këtë rajon pjesë të unionit sa më shpejt të jetë e mundur?.br Strategjia e re e zgjerimit ka marrë edhe mbështetjen e Francës, Holandës dhe Danimarkës, të njohura si vende skeptike për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Qëndrimi i tyre i fundit është për dhënien e dritës jeshile në rast të një raporti pozitiv nga Komisioni Europian.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-02-19

Duration: 02:09

Your Page Title