Ora News - Refuzimi për zgjedhje të parakohshme, Basha paralajmëron mazhorancën

Ora News - Refuzimi për zgjedhje të parakohshme, Basha paralajmëron mazhorancën

#rtvora #oranewsbr br br Kreu i Partisë Demokratike përsëriti se rruga e vetme për të dalë nga kriza e thellë politike dhe kushtetuese në cilën është futur vendi janë zgjedhjet e parakohshme.br br Por ndërsa mazhoranca ka refuzuar qartazi, duke deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm në 2021, Basha pati edhe një paralajmërim.br br Lulzim Basha: Zgjidhjen se kërkojmë për veten tonë. Sakrifikuam gjithçka për ti hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse pala tjetër do të vendosë interesat e pushtetit të vet dhe atyre me të cilët ka ardhur në pushtet kundër interesit të shqiptarëve opozita bashkë me qytetarët do të marrë vendimet që i takojnë për tu përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.br br Duke folur pas takimit një orësh me delegacionin e Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Basha tha se ilustrimi më i mirë i krizës janë lëvisjet e çoroditura të mazhorancës kundër presidentit të vendit.br br Lulzim Basha: Takimi ishte shumë i frytshëm. Shqipëria është në një krizë të thellë kushtetuese dhe politike.Ilustrimi më i mirë i kësaj krize në javët e fundit janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret as opinionin e Venecias, po ka çuar për miratim në një Kuvend ilegjitim masa të tjera që forcojnë kapjen e shtetit, kapjen e drejtësisë, kapjen e Gjykatës Kushtetuese. E gjitha kjo ka çuar vendin në kolaps total. Republika e Shqipërisë sot nuk është e shqiptarëve por e një grushti pushtetarësh të lidhur me një grusht kriminelësh dhe oligarkësh që kontrollojnë çdo gjë në këtë vend. Me Komisionin e Venecias diskutuam jo vetëm problematikën por edhe rrugën e daljes.br br br br  Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-02-21

Duration: 03:00

Your Page Title