Pa Gjurme - 'I lutem zotit të më marrë', 63-vjeçari jeton 24 orë me bombol oksigjeni

Pa Gjurme - 'I lutem zotit të më marrë', 63-vjeçari jeton 24 orë me bombol oksigjeni

Miniera nuk i mori jetën, por e la për gjithë jetën me një bombol oksigjeni, pa të cilën nuk jeton dot. ?Pa gjurmë? ka trokitur këtë të mërkurë, në derën e një 63-vjeçari, Kamber Merxho, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kronike në mushkëri. Edhe pse trajtohet me pension invaliditeti të shkallës së parë, ky 63- vjecar nuk ka një shoqërues për t?u kujdesur për të. Ndaj apeli i tij është kërkesa për të shkuar në një azil për të moshuarit.br br 'Me pension invaliditeti te shkallës së parë. Më japin vetëm 38 mijë lekë të vjetra. Ilaçet gjysmë për gjysmë me rimbursim. E kam të pamundur të përballoj koston. 70 mijë lekë një pompë. Unë duhet të kem një shoqërues. Kam disa muaj që kam bërë dokumentet për të shkuar në azil, kam kërkuar në njësinë nr. 7 por ata më kanë përcjellë duke më thënë që s'kam mbushur moshën. Letrat e mia ndodhen 25 metra larg kësaj banese, por nuk kam përgjigje. Dua të di a më takon? Më hanë duar për punë, por nuk punoj dot. Prandaj kërkoj ndihmë .Më kanë thënë të drejtohem tek privati. Ku të jetë më e mira. Unë nuk kam pretendime'-rrëfen i përlotur ky 63-vjeçar.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-02-21

Duration: 44:48