Çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosja e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela

Çohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosja e Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit, Jaeld Çela

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme të Apelit dosjen ndaj Saimir Tahirit dhe ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela. Lajmi u bë i ditur për gazetaren Anila Hoxha nga burime të sigurta pranë Gjykatës së Posaçme qe prej muajsh ishte në pritje të këtij veprimi.br br br Siç bëri me dije për gazetaren Hoxha i njëjti burim, dosja përfshirë edhe apelimet e palëve u dorëzua me pesë muaj vonesë, pasi sipas ndryshimeve ligjore të reformës duhej bërë njoftimi i të pandehurve. Por për shkak se Jaeld Cela është në kërkim , kjo procedurë ka zgjatur derisa ai ka marrë dijeni përmes avokatit. Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha se sot rreth orës 13:00, Gjykata e Posaçme do hedhë shortin për të përcaktuat trupën që do gjykojë ish-ministrin e Brendshëm dhe Jaeld Celën, të shpallur fajtor për shpërdorim detyre.br br Ndërkohë, gjyqtarja për median, Saida Dollani sqaroi për Top Channel:br br Në përgjigje të kërkesës tuaj, regjistruar me nr. 10 Prot., datë 19.02.2020, bazuar në ligjin nr. 1192014 ?Për të drejtën për informim?, si dhe nenit 46 të ligjit 982016 ?Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë? ju bëjmë me dije se:br br Procedura e ?Dërgimit të akteve?, parashikohet shprehimisht nga neni 419 i K.Pr.Penale, i cili përcakton se, brenda pesë ditëve nga realizimi i njoftimeve, Gjykata që ka dhënë vendimin i dërgon aktet e procedimit dhe të ankimeve në gjykatën që do shqyrtoj çështjen. Pikërisht, bazuar në këtë dispozitë procedurale, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas procedurës së njoftimeve ka dërguar aktet e procedimit dhe ankimet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-02-21

Duration: 00:37

Your Page Title