SPAK i kerkon gjykates sekuestrimin e 8 pronave te para

SPAK i kerkon gjykates sekuestrimin e 8 pronave te para

Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit i ka dorëzuar Gjykatës Speciale 5 dosjet e para nga 24 të mbërritura deri tani.br br Hetuesit e SPAK i kërkojnë gjykatës që të vendosë nën sekuestro 4 banesa dhe 2 mijë metra katrorë tokë në Shkodër si dhe dy automjete, njëra prej tyre e blinduar.br br Por prokurorët i kanë kërkuar policisë që të kryejë veprime shtesë hetimore për disa nga këto dosje, ku kërkohet sekustrimi i pronave të vendosura në shënjestër nga OFL.br br Gjykata ka 15 ditë kohë nga kërkesa që të vendosë për sekuestron apo jo të këtyre pasurive.br br Që nga nisja e aksionit Forca e Ligjit më 3 Shkurt, policia ka shpërndarë një video, ku shfaqen mjetet luksoze që janë sekuestruar deri tani.br br Bëhet fjalë për makina të prodhimit të viteve të fundit si Mercedes-Benz, Audi, BMW Range Rover, disa prej të cilave janë të blinduara.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-02-21

Duration: 01:08

Your Page Title