Ora News-Aksioni kundër basteve, gjykata lë në burg 16 të arrestuarit. Ja të gjitha masat e sigurisë

Ora News-Aksioni kundër basteve, gjykata lë në burg 16 të arrestuarit. Ja të gjitha masat e sigurisë

#tvora #rtvoranewsbr Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 30 nga 115 të arrestuarit e operacionit ?Fati i lojërave?, që synonte goditjen e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive. Togat e zeza vendosën të lënë në burg 16 prej tyre deri në përfundim të hetimeve. Gjyqtari Adrian Kalia dha masë më të lehtë, arrest shtëpie për 5 prej tyre dhe 8 personat e tjerë janë me detyrim paraqitje.br br Në seancën gjyqësore e cila zgjati rreth 6 orë, prokuroria për pjesën më të madhe të tyre kërkoi arrest me burg, të cilat u miratuan nga gjykata bazuar në provat dhe faktet e paraqitura, ndërsa për pjesën që nuk disponoheshin mjaftueshëm prova, togat e zeza dhanë masë më të lehtë.br br Të arrestuarit të cilët dolën këtë të dielë u ndaluan gjatë operacionit në 7 qytete, por u nxorrën para gjykatës së Tiranës për shkak të procedimit penal të nisur nga Prokuroria e Tiranës.br br 84 të arrestuarit e tjerë gjatë këtij operacioni pritet të njihen me masën e sigurisë gjatë ditës së hënë, pranë gjykatës penale.br br Goditja e grupit që organizonte lojëra fati në gjithë vendin erdhi si shkak i hetimeve 7 mujore nga prokuroria e Tiranës, ndërsa në total u sekuestruan 17 milionë lekë të reja, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë dhe pajisje te tjera.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-02-23

Duration: 02:05

Your Page Title