Komisioni prezanton metodologjinë e re për zgjerimin

Komisioni prezanton metodologjinë e re për zgjerimin

Diskutimi në Bruksel rreth metodologjisë së re të zgjerimit duket se po zhvillohet nën hijen e dy çështjeve urgjente, Virusit Korona dhe negociatave me Britaninë e Madhe. Ishte paralajmëruar që Komisioni Evropian t?i informojë ministrat e jashtëm të shteteve anëtare rreth metodologjisë së re të zgjerimit dhe rreth përgatitjes së raporteve të progresit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do të publikohen javën e ardhshme.  Para fillimit të takimit, ministri i jashtëm rumun, Bogdan Aurescu theksoi se takimi i sotëm është përgatitje për Këshillin Evropian të marsit, duke shtuar se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nuk duhet shtyrë më. Gjithsesi mbetet të shihet nëse në mars, Franca, Holanda e Danimarka do të heqin veton e tetorit të kaluar.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2020-02-25

Duration: 00:28

Your Page Title