Në ankth nga koronavirusi/ Psikiatrit: Paniku, më i dëmshëm edhe se vetë virusi

Në ankth nga koronavirusi/ Psikiatrit: Paniku, më i dëmshëm edhe se vetë virusi

Njerëzit këto ditë janë mbërthyer nga frika e ?virusit kurorë? ose siç njihet ndryshe Koronavirusi. Kur iu referohen streseve të momentit psikiatrët bëjnë këtë renditje.br br ?Një shqiptar është i stresuar nga tërmeti, nga stina e pranverës që nxjerr në pah ankthin dhe nga Koronavirusi, që vetëm e ka rënduar gjendjen e tij mendore. Kjo gjë e bën ankthin shumë të kudogjendur sot për sot.? tha Arjana Reli.br br Eshtë e papritura që e çon njeriun ne ankth. Ideja nëse ky virus do ta sulmojë trupin dhe si do ta përballojë këtë lloj sulmi bën që të ngrihet niveli i frikës.br br ?Gati janë dyfishuar vizitat këto kohë, në lidhje me ankthin, nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.? tha më tej Reli.br br Virusi është një rrezik i padukshëm dhe psikologjikisht njeriu ndikohet nga gjërat e padukshme dhe që nuk i parandalon dot. Njeriu fillon dhe ekzagjeron rrezikun, ndërkohë që ai është minimal.br br ?Nuk është nevoja të përhapet ky panik në popullatë për një infeksion viral që është mëse i zakonshëm, që janë marrë gjithë masat për ta parandaluar dhe që kurohet. Kjo gjë nisi në Kinë dhe faktikisht numri i vdekjeve në Kinë, në raport me popullsinë është i papërfillshëm. Mua më duket si virus në mendjen njerëzore i gjeneruar edhe nga media.? shtoi Arjana Reli.br br Jeta e shëndetshme, aktivitet sportiv, shmangie e ambienteve të mbyllura dhe ushqime me shumë vitamina rekomandohet në këtë periudhë. Po më ankthin si t?ja bëjmë?br br ?Së pari të ndërgjegjësohemi për nivelin e rrezikut. Të gjithë të kuptojmë, që është një virus si gjithë të tjerët dhe nëse e shikon të tillë ke reduktuar nivelin tënd të ankthit. Nëse merr edhe masat mbrojtëse, kjo të siguron edhe njëherë tjetër. E gjithë kjo kombinuar me një jetë të shëndetshme.?br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-25

Duration: 02:02

Your Page Title