Ora News - KPK e hetoi vetëm për pasurinë, gjyqtari debat me trupën: Hetoni dhe 2 kriteret e tjera

Ora News - KPK e hetoi vetëm për pasurinë, gjyqtari debat me trupën: Hetoni dhe 2 kriteret e tjera

#rtvora #oranewsbr br Gjyqtari Bib Ndreca i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u përball këtë të mërkurë (26 shkurt) me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.br br Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut për Ndrecën përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.br br Seanca nisi me një debat debat mes gjyqtarit dhe trupës së vettingut, për shkak se kjo e fundit ka vendosur ta hetojë vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa Ndreca kërkoi rihapje të hetimit administrativ, duke insistuar në rivlerësimin edhe për dy kriteret e tjera pastërtinë e figurës dhe aftësinë profesionale.br br Ndreca: Po i kërkoj Komisionit të më hetojë, jo të mos më hetojë. Nëse dy kriteret e tjera do të më kalonin barrë prove mua si subjekt vlerësimi, vështirësia nuk do të ishte aspak për Komisionin por do të binte mbi mua dhe jam i gatshëm të përgjigjem në çdo rast.br br Të njëjtën kërkesë Ndreca përsëriti edhe për gazetarët jashtë sallës.br br Ndreca: Kushtetuta dhe ligji e parashikojnë që çdo subjekt duhet të hetohet për të tre kriteret. Nëse hetohesh vetëm për një kriter dhe në atë kriter kalon shumë barrë prove. Ndaj i thashë komisionit me hetoni për të tre kriteret. Kam besim te të gjitha proceset.br br Gjithashtu ai ka pretenduar se nuk i është lënë kohë që të përgatisë mbrojtjen për shkak se nga momenti që mori raportin e KPK-së seanca dëgjimore u caktua shume shpejt.br br Në fund seanca dëgjimore është shtyrë për në datën 3 mars.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-02-26

Duration: 00:43

Your Page Title