Vella e moter vriten ne oborrin e shtepise

Vella e moter vriten ne oborrin e shtepise

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mbrëmjen e së martës, pasi janë ekzekutuar me armë zjarri vëlla e motër.br br Policia njoftoi zyrtarisht se ngjarja e rëndë ndodhi në Kodër Rrëshen, pasi në oborrin e banesës janë vrarë 34-vjeçari Vledison Filopati dhe motra e tij Esmeralda Filopati 36 vjeçe.br br Policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të krimit të dyfishtë, 47-vjeçarin Fatmir Kolecin nga fshati Zejmen i Lezhës. Mësohet se autori është ish-bashkëshorti i 36-vjeçares dhe tashmë është shpallur në kërkim për krimin e rëndë.br br Për kapjen e tij janë angazhuar forcat speciale RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Mësohet se autori dhe 36-vjeçarja që mbeti i vrarë janë divorcuar pak vite më parë dhe nga martesa kanë edhe 3 fëmijë.br br Autori kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu ndërsa më herët ka qenë i akuzuar për dhunë në familje, pikërisht ndaj ish-gruas së tij.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-02-26

Duration: 00:54