Pakësohen bimët medicinale/ Mblidhen pa kriter në Gjirokastër

Pakësohen bimët medicinale/ Mblidhen pa kriter në Gjirokastër

Sherebela , një prej bimëve më të rëndësishme medicinale në Sarandë, Delvinë e Gjirokastër është duke reduktuar cdo vit sipërfaqen e saj prej vjeljes shkatërrimtare, shkuljes me rrënjë, bagëtive dhe zjarrit.br br br Edhe çaji i malit i njohur me emrin shkencor Sideritis Syriaca që është në Shqipëri pjesë e librit të kuq të bimëve për shkak të kërcënimit me zhdukje po vuan të njëjtat pasoja pavarësisht se grumbullimi i tij ndalohet me ligj.br br Ekspertët prej vitesh kanë folur për grumbulluesit e dhunshëm dhe për kompani grumbulluese të lëna jashtë mbikqyrjes. Këto kompani për vite me radhë kanë pranuar të mbledhin bimë para stadit të pjekjes duke e zgjatur sezonin e grumbullimit në mënyrë të rrezikshme.br br Të gjithë faktorët së bashku kanë dëmtuar më shumë se 60 të sipërfaqes së dikurshme natyrale të çajit të malit dhe të sherebelës.br br Gjirokastra, Saranda dhe Delvina janë mes prodhuesve kryesorë të të dy bimëve në vend. Sherbela e lidhur shumë me kulturën dhe jetën lokale të banorëve shëron mbi 40 sëmundje ndërsa çaji i malit përdoret gjerësisht për vetitë antioksidante, forcimin e kockave dhe grumbullohet edhe në funksion të industrisë kozmetike.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-27

Duration: 01:32

Your Page Title