Report TV - Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj!

Report TV - Zhbllokimi i Gjykatës së Lartë/ KLGJ i nis Metës emrat e tre gjyqtarëve të rinj!

TIRANE- Me nga 30 minuta kohë prezantuan vizionin e tyre për të vënë në punë gjykatën e lartë. I pari kandidat ishte Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë i cili si moto kishte 3 dekada eksperiencë si dhe identifikimin e çështjeve për të ul stokun e 35 mijë dosjeve që flenë në arkivat e gjykatës.br br Sadushi rezulton se ka qenë edhe ekspertë i ndryshimeve ligjore për reformën në drejtësi.br br Kandidati i dytë ishte Ervin Pupe i cili tha se ndershmëria dhe korrektësia ishin armët e tij kërkoi votëbesimin e KLGJ për tu bërë gjyqtar i lartë në seksionin administrativ.br br Ish numri dy i KLD-s Ilir Panda ishte kandidati i fundit që prezantoi vizionin e tij nëse zgjidhet gjyqtar i lartë. Sipas Pandës, stoku i dosjeve duhet zgjidhur duke nisur nga çështjet më emergjente.br br Të tre këta kandidat vijnë nga radhët e jo gjyqtarëve, ndërsa pritet që pas pikëzimit dhe renditjes nga KLGJ ti kalohen presidentit të republikës.br br Këta kandidatë automatikisht përzgjidhen në gjykatën e lartë e pasi për tre vende vakante ka vetëm tre kandidatë.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-02-27

Duration: 02:03

Your Page Title