Përleshje në kufi, grekët përdorin gaz lotsjellës kundër emigrantëve të mbërritur nga Turqia

Përleshje në kufi, grekët përdorin gaz lotsjellës kundër emigrantëve të mbërritur nga Turqia

Trupat kufitare greke kanë përdorur gazin lotsjellës mbi emigrantët e mbërritur nga Turqia, të vendosura të mos e lejojnë hyrjen e tyre në vend. ?Gjatë gjithë natës forcat e sigurisë kanë parandaluar kalimet e paligjshme të kufijve,? i tha Ministri i Mbrojtjes Nikos Panagiotopoulos televizionit informativ Skai, ndërsa shtoi se disa emigrantë janë arrestuar.br br Një ditë më parë Turqia e bëri të qartë se nuk do t`i ndalojë më refugjatët që të shkojnë në Europë, dhe vetëm disa orë më vonë, qindra prej tyre morën rrugën drejt kufirit me Greqinë e Bullgarinë. Vendi fqinj ka rritur gjithashtu kontrollet në ngushticat mes ishujve Grekë në Egjeun lindor dhe bregdetit turk, nga sa pohon Ministri i Politikave të Transportit dhe Ishujve Ioannis Plakiotakis, i cili është gjithashtu përgjegjës për rojet bregdetare.?Kufijtë Grekë janë dhe kufijtë e Europës,? u shpreh ai.br br Në ndihmë të policisë kufitare mbërritën dhe forca special të policisë greke të cilat janë përpjekur të mos i lejojnë refugjatët që të hyjnë në pikat e mbyllura të kalimit kufitar në Kastanies dhe Pazarkule. Situata në zonë mbetet e tensionuar. Disa emigrantë, nga sa raporton televizioni shtetëror, kanë arritur të kapërcejnë lumin në kufi më gomone. Qeveria greke është mbledhur sot për një takim urgjent krize në fokusin e të cilit është situata e emigrantëve. Në Turqi policia, rojet bregdetare dhe zyrtarët e sigurisë kufitare u urdhëruan të lejojnë largimin e emigrantëve pas lajmit se 33 ushtarë turq ishin vrarë në Idlib.br br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-02-29

Duration: 01:26

Your Page Title