Vithkuqi, perlë e juglindjes së vendit, banorët: Turistë kemi por largohen

Vithkuqi, perlë e juglindjes së vendit, banorët: Turistë kemi por largohen

Vithkuqi është një ndër fshatrat më atraktivë në juglindje të vendit i ndodhur 27 km larg qytetit të Korçës.br br Gjatë gjithë rrugës për në këtë fshat të shoqëron një panoramë fantastike e natyrës, në mbërritje të Vithkuqit kupton se çfarë perle e natyrës është kjo zonë.Peisazhi fantastik në relievin malor, pemët e larta, klima e pastër alpine, tradita, mikpritja, kulinaria dhe objeket e lashta plot histori janë disa nga arsyet që e listojnë këtë fshat ndër më atraktivët e Juglindjes.br br Por edhe pse një fshat me potencial, sot VIthkuqi shihet i zbrazët.br br Një fshat turistik por pa turistë, një fshat i bukur por i papromovuar dhe i lënë në harresë.br br Vendasit e duan fshatin e tyre, janë përpjekur të hapin shtëpi pritëse për turistet rastësore të cilët kryesisht janë të huaj.br br Disa banorë kanë dhënë mendimin e tyre për vendin se ku jetojnë.br br "Vithkuqi një fshat malor dhe i bekuar, turistët vijnë dhe ikin sepse nuk ka investime. Unë bëj thirrje që të bëhen investime sepse është një fshat i bekur", tha një banore.br br Gjithashtu një tjetër banor theksoi mungesën e investimit të shtëpisë së autorit të Abetares së parë, Naum Veqilharxhi.br br "Në radhë të parë, Vithkuqi ka një histori të vjetër, Naum Veqilharxhi që ka bërë dhe abetaren e parë shqipe dhe në shtëpinë e tij nuk ndodhet asnjë pllakë guri që të shkruhet që aty ka jetuar Naum Veqilharxhi", tha një tjetër banor.br br "Kanë ardhur turistë francez dhe gjerman, i kam hapur shtëpinë që të flenë. Kam shitur dhe qilime", tha një tjetër banore.br br Por pavarësisht dëshirës së banorëve për të zhvilluar turizmin duket se kjo është e pamundur për aq kohë sa do të mungojnë investimet.br br Mungesa e ujit, mungesa e promovimit të këtij fshati dhe te tjera probleme sipas banorëve janë disa nga arsyet qe po pengojnë turizmin në fshatin e bekuar, por të harruar.br br Sipas tyre nuk është investuar në hotele dhe restorante si në Voskopojë dhe Dardhë dhe se bashkia duhet të ndërhyjë e të bëjë rikonstruksionin e kalldrëmit.br br "Po si të zhvillohet turizmi këtu, kur nuk ka ujë të pijshëm?", u shpreh banori.br br Vithkuqi me bukuritë që i ka falur nëna natyrë ka nevojë për më shumë investime që të kthehet në destinacion të turistëve vendas dhe të huaj.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2020-02-29

Duration: 03:09

Your Page Title